Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82
Sette Gusti
Sette Gusti
Sette Gusti është kompani zvicerane që operon në Kosovë dhe Shqipëri. Sette Gusti ofron produkte ushqimore në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Ata kishin problem menaxhimin e porosive dhe stokut,
Sette Gusti është kompani zvicerane që operon në Kosovë dhe Shqipëri. Sette Gusti ofron produkte ushqimore në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Ata kishin problem menaxhimin e porosive dhe stokut, kështu që na kontaktuan ne për të zgjidhur këtë problem.
 
Sfida/Qëllimet
 
- Menaxhimi i porosive online
- Ofrimi i një mënyre të lehtë për klientët për t’u qasur dhe për të përzgjedhur produktet, për ti porositur online
- Rritjen e kapacitetit
 
Zgjidhja
 
Ne e filluam këtë projekt nga zhvillimi i një baze shënimesh online për produkte, duke mundësuar regjistrimin e klientëve si partnerë në bazën e shënimeve online. Pas kësaj ne gjithashtu zhvilluam një ueb sajt për të mundësuar klientëve të shfletojnë dhe të porosisin produktet.
Gjithashtu ne zhvilluam disa module shtesë për CMS për menaxhim të stokut, raportimin e sasisë kur mbetet sasi e vogël dhe modulin e statistikave që paraqet statistikat e përparuara për klientit dhe produktet e tyre.
 
Rezultati
 
Sette Gusti tani mund të rris kapacitetin duke shtuar përdorues (agjentë) online që përpunojnë porositë, në një mënyrë të lehtë. Gjithashtu ata ofrojnë zgjidhje për partnerët e tyre që të shfletojnë dhe porosisin produktet që dëshirojnë nga zyra e tyre.
Top