Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës vendosi të zhvilloi një portal të centralizuar për të gjitha njësitë e qeverisë dhe qeverisjen lokale (komunat). Teknologjia që duhet të përdoret dhe afati kohor ishin çështje
Qeveria e Kosovës vendosi të zhvilloi një portal të centralizuar për të gjitha njësitë e qeverisë dhe qeverisjen lokale (komunat). Teknologjia që duhet të përdoret dhe afati kohor ishin çështje vendimtare.
Merrnin pjesë dhjetëra konkurrent vendor dhe ndërkombëtarë dhe ne u përzgjodhëm për shkak të përvojës me standardet e teknologjisë së Microsoft-it.
 
Sfida/Qëllimet
 
- Dizajnimi dhe implementimi i arkitekturës së rrjetit për qendrën e serverëve të qeverisë.
- Dizajnimi i ueb aplikacionit në SharePoint duke mundësuar hostimin e të gjitha aplikacioneve tjera nga të gjitha ministritë.
- Ofrimi i mjedisit të sigurte.
- Integrimi i aplikacionit për regjistrin civil.
- Integrimi i aplikacionit për regjistrimin e patentë shoferëve.
- Integrimi i aplikacionit për kërkesën e qasjes në dokumentet zyrtare.
 
Zgjidhja
 
E gjitha filloi me dizajnimin e arkitekturës bazë të rrjetit të bazuar në rutera dhe switcha të Ciscos, serverë të bazuar në teknologji të Microsoft-it.
Ne konfiguruam serverin SharePoint që ofron mundësinë për të hostuar të gjitha ueb aplikacionet nga të gjitha ministritë.
Ne zhvilluam të gjitha aplikacionet e kërkuara të bazuara në SharePoint ueb pjesëve dhe MS SQL Server.
 
Rezultati
 
Ky projekt centralizoi të gjithë ueb sajtet dhe ueb aplikacionet e qeverisë ku të gjithë qytetarët e Kosovës tani mund të gjejnë informatat lehtësisht. Gjithashtu ata mund të aplikojnë për dokumente dhe të kontrollojnë nëse dokumenti i kërkuar është gati për ta marrë pa pasur nevojë për të shkuar fizikisht në zyrë. 
Top