Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82
Qendra për Edukim dhe Përparim
Qendra për Edukim dhe Përparim
Albasoft Group është partner strategjik i Qendrës për Edukim dhe Përparim, që nga viti 2003. Qendra për Edukim dhe Përparim veprimtari kryesore e ka gjuhësinë kompjuterike me theks të veçantë
Albasoft Group është partner strategjik i Qendrës për Edukim dhe Përparim, që nga viti 2003. 
Qendra për Edukim dhe Përparim veprimtari kryesore e ka gjuhësinë kompjuterike me theks të veçantë prodhimin e softuerëve për gjuhën shqipe. Është partner i shumë organizatave ndërkombëtare dhe vendore, si: Microsoft, Amebis, Alba-Soft etj.
Nisur nga veprimtaria e përbashkët, qëllim i partneritetit është bashkëpunimi shkencor në përparimin e albanologjisë:
 
Pjesëmarrja e specialistëve të Albasoft Group, sa herë që kjo është e mundur në projektet e QEP-it për gjuhën shqipe, si prodhim i softuerëve për gjuhën shqipe, hartim fjalorësh, ose aktivitete të ngjashme. 
Krijimi, publikimi dhe mirëmbajtja e UEB FAQEVE NË INTERNET për çdo figurë të albanologjisë: gjuhëtar, historian, letrar, folklorist, etnolog etj., sipas kritereve që miratohen nga palët. 
Si partner i Microsoft-it për gjuhësi kompjuterike QEP-i edhe aktualisht është duke bërë lokalizimin e Windows 7 dhe Office 14 në gjuhën shqipe. Është i dëshirueshëm nga të dyja palët bashkëpunimi shkencor në drejtim të cilësisë sa më të lartë gjuhësore në këto projekte. 
Albasoft Group dhe QEP-i mundëson publikimin në internet të materialeve shkencore, varësisht nga interesimi i dyanshëm. 
 
Palët vënë në dispozicion të realizimit të synimeve të partneritetit strategjik specialistë sipas planit dhe dinamikës së punës, duke vendosur bashkërisht për secilin rast në mënyrë të veçantë.  
Të gjitha shpenzimet për publikimin e faqes www.albanologji.com (si faqe me karakter shkencor për albanologjinë) si dhe të të gjitha faqeve për figurat e albanologjisë i mbulon QEP-i me partnerët e tij, ndërkaq Albasoft Group merret me çdo aspekt teknik, softuerik, dhe anën e sigurisë të bazës së të dhënave.  
Top