Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82

Konkurs

25.04.2020 | 22:58
Konkurs

Shpresojmë të jeni ndikuar sa më pak nga Covid-19. Nëse dëshironi karrierë profesionale të sigurt, konkurroni, mos i nënçmoni aftësitë tuaja.

Albasoft është kompani lokale në Prishtinë në fushën e IT-së që synon të rekrutoj deri në fund të vitit 2020, rreth 20 punëtorë të rinj, kryesisht programues, për projektet pesëvjeçare që kemi.

Vlera e projekteve në të cilat Albasoft është e përfshirë brenda dhe jashtë vendit kalon 10 milion euro. Për të përmbushur detyrimet tona me klientët tanë strategjik, na duhen programues me përvojë të punës dhe interesim për punësim afatgjatë.

Për këta 20 punëtorë të rinj, konkursi do të hapet përafërsisht çdo 2 muaj deri në fund të vitit 2020.

1. Programues (senior) 2 vende të punës

Detyrat:

• Analizon, dizajnon dhe zhvillon aplikacione dhe ueb aplikacione shumë shtresore

• Zhvillon dhe analizon databaza

• Planifikon projektet me agile/scrum dhe bashkëpunon me ekipin

• Rishikon kodin dhe implementon standarde profesionale bazuar në standardet e brendshme dhe ndërkombëtare

Kualifikimi:

• Minimum 5 vjet përvojë në zhvillim të aplikacioneve me c#, si dhe, përvojë në zhvillim të API dhe ueb shërbimeve.

• Minimum 3 vjet përvojë ne sistemet relacionale të databazave

• Njohuri me sistemet e kontrollimit të kodit dhe punës ekipore.

• Njohuri me sisteme të CMS-ve dhe zhvillim të moduleve për to.

• Të ketë së paku diplomë bachelor në shkencat kompjuterike ose fusha të ngjashme

Paga 1000€ - 1500€ varësisht nga përvoja, rritje të pagës çdo vit varësisht nga performanca.

Kontratë afatgjate dhe privilegje tjera.

2. Server Administrator (një vend pune)

Detyrat:

• Planifikon dhe mbikëqyr infrastrukturën e serverëve të kompanisë

• Instalon dhe mirëmban serverët dhe pajisjet përcjellëse të tyre

• Cakton procedura të ruajtjes së shënimeve/backup

• Teston serverët, aplikacionet, ngarkesën dhe bën optimizimin e shfrytëzimit të resurseve të serverëve

• Mbron maksimalisht të dhënat digjitale dhe sekretet afariste të kompanisë

• Sugjeron përmirësime rreth infrastrukturës së serverëve

Kualifikimi:

• Minimum 3 vjet përvojë në planifikim dhe mirëmbajtje të serverëve

• Të ketë njohuri Hyper-V ose VMware

• Të ketë njohuri me sistemet operative për server, Windows/Linux

• Te ketë së paku diplomë bachelor në shkencat kompjuterike ose fusha të ngjashme

Paga 700€ - 1000€ varësisht nga përvoja, rritje të pagës çdo vit varësisht nga performanca.

Kontratë afatgjate dhe privilegje tjera.

Konkursi i hapur deri me datën: 10.05.2020

Dërgo CV-në tuaj në info@albasoftgroup.com

Tel: 044318282

List of videos
Top